Një burrë ka zbuluar se ka fjetur në dhomën e njejtë me trupin e vdekur të gruas së tij, për gjashtë ditë.
Wendy Davidson, 50 vjeçare, kishte vdekur në shtëpi në Derby të Anglisë, muajin e kaluar, pas një beteje 10 vjeçare me kancerin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Burri i saj Russell Davison, që kishte mbetur zemërthyer, tha që ai nuk donte që trupi i saj të shkojë në morg, dhe donte t’i sfidonte qëndrimet karshi të vdekurit.
“Vdekja duket të jetë një temë aq tabu në shoqërinë tonë, askush nuk dëshiron të flasë për të. Ëendy dhe unë nuk ishim ashtu, ne flisnin shumë për të”, tha ai.
“Ne kemi qenë të mashtruar nga televizionet dhe filmat që na bënin të mendojmë që ka diçka për t’u frikësuar për trupat e vdekur – por nuk ka, ju siguroj”, tha ai.
Është e ligjshme ta mbash një trup në shtëpi.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...