
SC Paderborn 07 - Saison 2012/2012 - Benteler Arena - 28-09-2012 Alban Meha (SCP)
Do të jetë kampionati turk destinacioni i radhës për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Alban Meha.
29-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Konyasporit, që militon në elitën e futbollit turk, madje ish-futbollisti i Paderbornit ka kaluar edhe testet mjekësore. Një zgjedhje surprizë kjo e Mehës, që kishte refuzuar ofertën e Paderbornit për rinovimin e kontratës që në muajin Janar. Më rënien e skuadrës së Mehës në Bundesligën e Dytë, divorci me Paderbornin ishte i pashmangshëm.
Në fakt prestigjiozja gjermane “Bild” vetëm pak ditë më parë zbuloi se e ardhmja e Mehës do të ishte jashtë Gjermanisë, ndërsa informacionet që vijnë së fundmi nga Turqia zbulojnë destinacionin e saktë të mesfushorit shqiptar. Detajet e kontratës së Mehës me Konyasporin do të zbulohen në orët në vazhdim kur të bëhet edhe zyrtarizimi i futbollistit me skuadrën turke./’SuperSport’.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor