Dy nënkryetarët e partive të koalicionit, Hajredin Kuçi i PDK-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së, janë duke negociuar intensivisht si udhëheqës të grupeve punuese respektive për mënyrën e trajtimit të dy çështjet jetike për vazhdimësinë e Qeverisë Mustafa: Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi dhe Mocionit të mosbesimit.
Burime të Klan Kosovës kanë thënë se “këto tentativa janë duke u bërë me qëllim të parandalimit të rrëzimit të Qeverisë nga Mocioni i opozitës, për të cilin do të votohet të mërkurën në Kuvend”.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur deklarata nga disa përfaqësues të PDK-së të cilët haptas kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të reja.
Sipas këtyre zërave, nëse asnjë opsion për rrëzimin e Qeverisë nuk do të jetë i suksesshëm, PDK-ja do ta synojë arritjen e një marrëveshjeje për prishje me mirëkuptim të koalicionit qeverisës.
Të mërkurën do të mblidhen kryesitë e dy partive të koalicionit për t’i marrë vendimet përfundimtare për fatin e “Qeverisë Mustafa”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...