Majlinda Bregu ka dalë sërish kundër grupit të Partisë Demokratike, pak pas mbledhjes së tij dhe ka shpërthyer ndaj kryetarit Basha në lidhje me vendimin për të mos u futur në zgjedhjet e 18 Qershorit.
Bregu është shprehur edhe një herë tjetër publikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve.
“Mos zhvillimi i zgjedhjeve, s’mund të konsiderohet fitore”,- tha ajo për mediat teksa bëri një deklaratë të fortë, kur tha se, tani detyra e çdo demokrati, është rindërtimi i PD-së.
“Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, dalja ose vazhdimi i luftës apo mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD më të madhe dhe nuk mund te hesht dot e të mos e them këtë shqetësim që kam sot.
Shpresoj që ky shqëtësim të mos jetë vetëm i imi dhe edhe në qoftë i imi dhe i disa kolegëve të tjerë, nuk e them që kam hallin tim apo të kryetarit të PD…
Ne do kemi mundësinë të gjejmë një punë, por është halli i atyre demokratëve që sot s’do ndjehen të përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm.
Jam e bindur që 18 qershori s’do jetë ditë zgjedhjesh, nga ana tjetër jam po aq e bindur se, 18 qershori s’mund të keqpërdoret nga Edi Rama si të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës.
Jam e bindur se pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindertimi i Partisë Demokratike”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...