Banorët e pallatit 14 në lagjen nr.1 të Kukësit, po jetojnë me frikën e shembjes së godinës katër katëshe, ku më të rrezikuar janë 12 familje.
I ndërtuar mbi 40 vite më parë, amortizimi i godinës vihet re në shumë pjesë të saj.
Kabllot elektrike, të cilët në ajër duken si rrjeta merimangash, janë problemi i rradhës për banorët. Pikërisht për këto arsye, familjarët ngrenë alarmin se situata është kritike. Apeli i tyre është për ndërhyrje urgjente.
Banori i pallatit: “Është duke rënë i gjithë savatimi dhe pallati është amortizuar komplet sepse ka shumë vite. Fëmijët që luajnë gjithë ditën këtu i kanë rënë savatimet në kokë. Edhe kabulli i korrentit nëpër dritare është i zhveshur.”
Ndërsa një tjetër banor është shprehur: “Lagështia vjen nga depozitat sipër, pasi i gjithë uji bie në tokë dhe ka prishur savatimet. Dhe nuk kemi mundësi ta rregullojmë vetë.”
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në pallatet e tjera në këtë lagje të kukësit. Rënia e suvasë nga fasadat është kthyer në një fenomen të përditshëm duke rrezikuar jetën e banorëve dhe fëmijëve që luajnë përreth./on/Arbresh.info
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...