Sulmuesi i Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, janë ndër pjesë lojtarët që Barcelona ka si shënjestër për transferim.
Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo‘, mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verrati, Theo Hernandezi i Alaves dhe Gerard Deulofeu i Evertonit janë tre yjet tjerë që përmbushin listën e shkurtër të shënjestrave të gjigantit katalunas që synon rindërtimin e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Luis Enriques është në garë për titullin e tretë radhazi në La Liga dhe aktualisht udhëheq tabelën ndaj Real Madridit për nga numri i golave.
Por, me eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Juventusi dhe me njoftimin e Luis Enriques se do të largohet nga klubi në fund të sezoni, skuadra spanjolle thuhet se do të rindërtoj skuadrën e tyre gjatë merkatos së ardhshme verore./arbresh.info
Detaje rreth 5 shënjestrave kryesore të Barcelonës:
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...