Rrjeti social Facebook së fundi ka vendosur t’i punësojë edhe 3 mijë punëtorë në gjithë botën për të hequr nga ueb-faqja përmbajtjet e dhunshme, si: vrasjet,vetëvrasjet dhe materialet që përmbajnë dhunë shkruan sbcnews, përcjellë arbresh.
“Kemi parë njerëz që lëndojnë veten ose të tjerët në Facebook – ose ‘live’ ose në video të postuara më vonë. Është e dhimbshme dhe kam menduar se si mund ta bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Duhet të përgjigjemi shpejt”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Komentet e tij vijnë një javë pasi një burrë tajlandez transmetoi direkt pamjet duke vrarë vajzën e tij të mitur, përpara se të vriste veten.
Tremijë punonjësit e rinj do ta çojnë në 4,500 veta ekipin monitorues të Facebook-ut.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...