Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes zyrës për informim ka përshëndetur largimin e neneve të propozuara 134/C dhe 134/D nga plotësim-ndryshimi i Kodit Penal, të cilat ndërlidhen me lirinë e shprehjes.
Në përgjigjen e zyrës së informimit të Presidencës thuhet se qysh në fillim të mandatit të tij, presidenti Thaçi kishte kërkuar rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me qëllim eliminimin e zbrazëtive ligjore.
“Presidenti qysh në fillim ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e veçantë ndryshimit të dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale që kanë të bëjnë me veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Zyra për informim e Presidentit.
Sipas Zyrës së Presidentit, motivi i ndryshimit të këtyre kodeve ka qenë ekskluzivisht forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
“Presidenti mirëpret debatin konstruktiv për këto tema dhe përshëndet vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për tërheqjen e neneve kontestuese. Qysh në fillim presidenti ka kërkuar që të punohet drejt fuqizimit të këtyre kodeve, të cilat respektojnë të drejtat e njeriut dhe i përshtaten sistemit tonë gjyqësor duke adresuar specifikat e vendit tonë”, thekson Zyra për media.
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...