Valon Behramit do i ofrohet kohë aq sa është e mundur për të vërtetuar gjendjen e tij para ndeshjes të hënën ndaj Liverpoolit në ‘Vicarage Road’.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës pritet të largohet nga Watfordi këtë verë, por mungesa e tij në mesfushë ishte vërejtur ndaj Hull Cityt të dielën, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di”, tha fillimisht trajneri Walter Mazzarri kur është pyetur se a do të jetë në gjendje të luaj Behrami kundër “Redsave”. “Ne kemi në depoziton edhe disa ditë për stërvitje. Do të shohim në fund se si është gjendja e tij”
“Deri sot, ai është stërvitur shumë mirë”
Valon Behrami ishte larguar nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Crystal Palaces më 18 mars për shkak të lëndimit në këmbë./arbresh.info
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...