Leonel Vangioni dhe Luca Antonelli pritet të largohen nga AC Milani këtë verë pas dështimit për tu adaptuar nën udhëheqjen e Vincenzo Montellas këtë edicion.
“Rossonerët” janë aktualisht duke qëndruar në pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A derisa në mendje vazhdojnë të kenë ende shpresa për kualifikim në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Për të arritur këtë, skuadra startuese pritet të pësojë ndryshime të mëdha në mënyrë për të sjell sërish Milanin në Evropë, dhe ‘Tuttosport’ raporton se të dy, Vangioni dhe Antonelli, do të largohen nga klubi.
Ish mbrojtësi qendror i River Plates ka startuar vetëm në shtatë ndeshje në Serie A dhe besohet që Genoa është e interesuar për shërbimet e tij. Ashtu edhe Antonelli, i cili ka startuar në vetëm tri ndeshje, vazhdon të ketë të ardhmen ende të paqartë, ndonëse është e qartë që Montella nuk ka vend për të në skuadrën startuse.
Nga ana tjetër, Ignazio Abate dhe Davide Calabria pritet të vazhdojnë me “Rossonerët./arbresh.info
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...