Ngjarja e para pak ditëve e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një person tentoi të vetëvritej “live” duket se është moda më e fundit e importuar nga Perëndimi.
Në Tiranë ka çdo ditë persona që duan t’i japin fund jetës dhe tentativa u dështon.
“Mesatarisht janë 3-4 raste në ditë që tentojnë vetëvrasjen”, shprehet Prof. dr. Zihni Sulaj.
Ndryshe nga vende të tjera, shqiptarët përdorin helme të forta për t’i dhënë fund jetës.
“Helmimi i akut apo dhe barna të ndryshme përdoren, që u duken më pak traumatike dhe dramatike”, thotë Sulaj.
Ndonëse në vende të tjera është depresioni shkaktari kryesor që çon në vetëvrasje, shqiptarët i bien shkurt duke zgjidhur me vetëvrasje edhe një krizë familjare
“Emocione të forta të akumuluara stresante, një krizë familjare, divorc, humbja e një njeriu të dashur apo ndonjë gabim i njeriut në jetë, pa përjashtuar depresionin”, thotë Zihni Sulaj.
Vetëvrasjet janë shndërruar në modë për zgjidhjen e problemeve nga moshat e reja, kryesisht 20 deri në 45 vjeç, ndryshe nga sa ndodh në botë, ku pre e këtij fenomeni bie një i moshuar mbi 70 vjeç i vetmuar apo i një i sëmurë rëndë. Statistikat zyrtare nga Morgu i Tiranës ku, viktimave u bëhen autopsitë, dëshmojnë mesatarisht 70 deri 100 vetëvrasje në vit.
“Por kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi jo të gjithë vijnë këtu, shumë vdesin në spitale të rretheve, apo familjarët nuk i raportojnë si raste të tilla pasi vetëvrasjet ende konsiderohen si tabu”.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...