Rreth 1.4 milionë amerikanë diagnostikohen me diabet çdo vit.
Tipi 2 i dabetit është ai më i përhapuri. Diabeti karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak i cili shkaktohet nga mungesa e insulinës në trup ose paaftësia e trupit për ta përdorur insulinën siç duhet. Nivelet e larta të sheqerit në gjak çojnë në komplikacione të rënda në shëndet. Veshkat, sytë, nervat dëmtohen dhe rreziku i sulmit në zemër rritet.
Faktorët e rrezikut për tu prekur nga diabeti i tipit 2 janë:
Historia familjare, kur keni familjarë me diabet
Të qenit mbipeshë (megjithëse ndodh shpesh që edhe njerëzit jo mbipeshë të preken nga diabeti)
Dieta e keqe ushqimore
Tenisoni i lartë i gjakut
Intoleranca ndaj glukozës
Shenjat dhe simptomat paralajmëruese të diabetit të tipit 2:
Uria e tepërt: kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi mendon se nuk është ushqyer dhe për pasojë kërkon sa më shumë ushqim që të funksionojë. Uria e tepërt është një simptomë që shoqëron njerëzit e prekur nga diabeti.
Lodhja kronike: nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë lodhje dhe nervozizëm. Trupi duhet të punojë shumë për të kompesuar mungesën e glukozës, kështu që dikush që vuan nga diabeti mund të ndihet i lodhur shpejt dhe lehtë.
Urinim i shpeshtë: diabeti çon në probleme me veshkat, prandaj nëse keni diabet do të urinoni më shpesh, madje edhe gjatë natës. Etja e tepërt është përgjigje e trupit për të plotësuar nevojën e lëngjeve të humbura.
Lëkurë e thatë dhe me probleme: qarkullimi i dobët i gjakut është një tjetër shenjë e diabetit, gjë e cila çon në dëmtim të lëkurës. Kjo simptomë lidhet edhe me shkakun se trupi humbet shumë lëngje.
Probleme me shikimin: diabeti dëmton edhe sytë. Ai bën që të keni shikim të paqartë, të shtrembër etj. Niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton retinën.
Infeksionet maja: diabetikët janë më të prirur për t’u prekur nga infeksionet e ndryshme. Më të zakonshmet janë infeksionet maja dhe infeksionet e tjera fungale.
Ngadalësia në shërimin e plagëve: diabeti ngadalëson procesin e shërimit të plagëve të ndryshme. Ai e bën më të vështirë mbylljen e plagëve për shkak se enët e gjakut dëmtohen nga sasia e lartë e nivelit të glukozës në vena dhe arterie. /Burimi: Real Farmacy/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...