Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi Facebook, ka kujtuar 66-vjetorin e themelimit të aviacionit luftarak.
Shkrimi i kryeministrit Rama:
Sot, forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.
Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj. Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentat e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...