Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi të shtunën në Gjirokastër me votuesit e rinj, deklaroi se Partia Socialiste është sot më shumë e vendosur se kurrë që të mos lejojë përsëritjen e historisë së 20 viteve më parë ku nuk kishte shtet dhe siguri.
Ai në këtë takim shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Bashkim Fino dhe koordinatori i PS për Gjirokastrën, Bledi Cuçi.
“Nuk do lejojmë që t’i mbyllet rruga e drejtësisë për të cilën u desh fitorja e PS dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane që të bëhet kaq reale që pas një çerek shekulli më në fund shqiptarët të kenë një drejtësi ku të gjithë janë të barabartë”, tha Rama.
Duke folur për historinë tragjike të Shqipërisë në vitin 1997, Rama tha se kjo histori kurrë nuk duhet të përsëritet.
“Ajo e vitit 1997, kur Shqipëria rrezikoi ta humbte përgjithmonë të ardhmen. Ata që janë sot në çadër, janë protagonistët e asaj historie. Ata janë në çadër për një arsye shumë të qartë: Kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia”, tha Rama.
“Nuk tërhiqemi jo vetëm përpara ndonjë çadre, por as para ndonjë kërcënimi apo shantazhi. Sepse në këtë luftë ne përfaqësojmë Shqipërinë që duam për të gjithë”, ka shtuar kryeministri Rama.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...