Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar piktorin e madh Ibrahim Kodra.
Ai këtë e ka bërë me rastin e 99 vjetorit të lindjes së piktorit, shkruan arbresh.info.
Pacolli po ashtu ishte prezent në Milano me rastin e zbulimit të pllakës kujtimore të Ibrahim Kodrës në ndërtesën ku ai jetoi.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Pacollit.
” Ibrahim Kodra…
Si sot, para 99 vjetësh në fshatin Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh IBRAHIM KODRA. Edhe pse tani nuk është në mesin tonë, emri i tij më ushqen me ndjenjen e krenarisë. Në respekt të përvjetorit të lindjës sot në Milano, ne ndërtesën ku ai jetoi, në praninë e shumë miqve të tij ngritem pllakën (e shumëpritur) perkujtimore .
Trashëgiminë e madhe të Kodrës unë do t’ia kthej popullit shqiptar. Vendin tonë, Prishtinën (me muzeun e që tani është duke u ngritur) shpejt do ta bëjmë pikë të rëndësishme për vizitorët dhe artdashêsit e veprës së Ibrahim Kodrës”, ishin fjalët e Pacollit të shoqëruara me disa fotografi./Arbresh.info


E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...