Në takim me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është shprehur se përkrah pa rezervë Agjencinë dhe i ofron mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.
“Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nuk do të jetë i vetmi ligj që fuqizon angazhimin e përbashkët me Agjencinë Kundër Korrupsionit”, theksoi Ministrja Hoxha duke shtuar se mirëpret thellimin e bashkëpunimit për luftimin e korrupsionit, nëpërmjet fushatave vetëdijesuese, nismave ligjore dhe iniciativave të përbashkëta që mund të ndërmarrë ministria e Drejtësisë me Agjencinë, kundër korrupsionit.
Po ashtu, Ministrja diskutoi me Drejtorin e Agjencisë edhe për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, fushat që prek ky rishikim si dhe pritjet nga ky aktivitet tejet i rëndësishëm në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha, ceku po ashtu rëndësinë e Grupit punues që po merret me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës penale.
Kurse, Havolli falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e ofruar duke theksuar rëndësinë e miratimit të ligjeve, që do të ashpërsonin luftën kundër korrupsionit.
“Mirëpresim aprovimin e disa projektligjeve në Kuvend, të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë që janë në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Po ashtu, institucioni që drejtoj ofron kompetencën maksimale për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e dukurive negative, jo vetëm duke evidentuar dobësitë por edhe duke vepruar me ligj për luftimin pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për takime më të shpeshta periodike dhe thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë, në drejtim të fuqizimit të zbatimit të ligjit, duke ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe institucioneve që luftojnë korrupsionin.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...