Sot në Grunberg të Gjermanisë ka filluar kampi i Përfaqësueses U-15, ku po marrin pjesë 28 futbollistë që luajnë në skuadra gjermane, e me të cilët po punojnë përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Gazmend Haliti me trajnerin Isa Sadriu, të cilëve po u ndihmon edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses U-17, Besnik Kollari.
Në ditën e parë të këtij kampi për vizitë ishte edhe drejtori teknik i FFK-së, Michel Nees.
Pas përfundimit të stërvitjes së parë përzgjedhësi Gazmend Haliti u shpreh i kënaqur me kushtet që ofron qendra sportive në Grunberg, si dhe me angazhimin e futbollistëve të rinj. “Dita e parë e kampit kaloi shumë mirë. Këtë na e mundësoi edhe kjo qendër sportive e cila ofron kushte për punë profesionale me këta djelmosha. Në stërvitjen e parë punuam në aspektin teknik dhe lojën me zona, me posedim të topit nën presion të kundërshtarit. Jemi shumë të kënaqur me potencialin e këtyre futbollistëve, të cilët vijnë nga klube me renome në Gjermani”, ka theksuar Haliti.
Nesër gjatë këtij kampi do të mbahen dy stërvitje, deria të hënën edhe dy stërvitje tjera.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...