Sigurisht që e keni dëgjuar shprehjen se ‘zakonet e mira dallohen që në fëmijëri’.
Një gjë e tillë ka të bëjë edhe me shëndetin oral, transmeton portali arbresh.info.
Sipas stomatologes, Doris Rocha Ruiz, pastrimi i dhëmbëve duhet të fillojë që nga dalja e parë e dhëmbëve të qumshtit.
Ajo ka theksuar se dhëmbët e qumshtit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse kur janë të shendetshëm ndikojnë në daljen e dhëmbëve më të mirë, në zhvillimin e fytyrës dhe të gojës dhe përmisojnë cilësinë e jetës së fëmijëve.
Ruiz ka theksuar se dalja e dhëmbëve të rinjë pas rënies së dhëmbëve të qumshtit, ndikohet edhe nga historia e familjes.
Kur një dhëmb qumështi bie para kohe, ushtrimi i duhur i funksioneve të gojës, si përtypja, e folura dhe frymarrja, lidhen ngushtë edhe me estetikën e fytyrës. Për të parandaluar një gjë të tillë, specialistja shton se shprehia e higjenës duhet të jetë adekuate dhe rutinore./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...