Për herë të dytë në runde të ndryshme, Barcelona shkatërrohet në ndeshjen e parë si mysafirë në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve.
Skuadra e trajnerit Luis Enrique pësoi një disfatë tronditëse 3 me 0 në ‘Juventus Stadium’ pas golave nga Paulo Dybala, i cili shënoi dy herë, dhe Giorgio Chiellini, transmeton portali arbresh.info.
Njëri nga lojtarët e Juventusit kishte mbetur në fushë me ndjenja të përziera si pas gjatë ndeshjes ashtu edhe pas përfundimit të saj.
Ish ylli i Barcelonës, Dani Alves, i cili shpenzoi tetë sezone në ‘Nou Camp’, luajti ndaj skuadrës së tij të vjetër për herë të parë qysh pas transferimit në Torino.
“Ishte një ndjenjë e çuditshme”, tha Alves pas lojës.
“Isha i lumtur, por hidhërimi i bashkëlojtarëve të mi është gjithashtu i imi, kështu që unë nuk festova golin”, përfundoi ai./arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...