Përveç se është një aktore shumë e përfolur rreth sukseseve dhe çmimeve të marra deri më sot, ajo është edhe një nënë shumë e përkushtuar, e që këtë e tregon edhe edukata e vajzës së saj, Tarës.
Teuta është përfolur jashtëzakonisht shumë për jetën private, por që me shumë maturi, përkushtim ndaj familjes dhe punës, ka arritur t’i mposhtë të gjitha vështirësitë.
Në një intervistë në njërin nga numrat e kaluar të Kosovares, e kemi pyetur shumë rreth jetës së përditshme, planeve, fëmijëve dhe bashkëshortit, e ndër tjera ishte edhe pyetja se a do të kishte ndryshuar diçka nga e kaluara e saj po të kishte mundësi…?!
Duke qenë se ajo është sot një nënë dhe grua e lumtur në krahët e njeriut të zemrës së saj, Adonis Morinës, e që fryt i dashurisë së tyre është edhe vogëlushja Kaia, përgjigjja e saj ishte e shkurt dhe e qartë: -Asgjë
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...