Telefoni i ardhshëm i Motorola-s, Moto X nuk është fakt i panjohur, pasi që deri më tash kemi pasur rastin të shohim disa raportime mbi specifikat e tij.
Megjithatë, kësaj radhe telefoni ka rrjedhë në videon zyrtare, të cilën Moto USA e ka hedhur në YouTube, në mënyrë që të kremtojë 44-vjetorin e thirrjeve në telefonat mobil.
Video është e qasshme në vetëm kualitetin 480p, që kufizon detajet të cilat mund t’i shohim. Por, edhe më tej dihet se telefoni është në pajtim me atë që deri më tash është ditur për të, sidomos kur është në pyetje dukja.
Kur flitet për specifika, Motorola Moto X pritet të ketë procesor Snapdragon 625, 3GB/4GB RAM, 32GB/64GB hapësirë të brendshme, si dhe kamerë nga mbrapa prej 13MP.
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...