Llapi në këtë edicion e ka synuar titullin kampion dhe trofeun e Digitalb Kupën e Kosovës në futboll, raporton Arbresh.info.
Llapi ka ngecur me pikë sa i përket titullit teksa pas xhiros së 24-të, ka tubuar 46 pikë për tu ‘stacionuar’ në pozitë e katërt.
Ndryshe nga kampionati, Llapi ka shkëlqyer në Kupë derisa ndodhet në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.
Mesfushori Edon Zeqiri e vlerëson në këtë mënyrë këtë edicion për ekipin e trajnerit Tahir Batatina. “Në stinorin vjeshtor jemi paraqitur shumë mirë kurse në atë pranveror kemi ngecur me pikë. Gjithsesi, derisa matematika na lejon, do ta ndjekim titullin”, ka deklaruar Edon Zeqiri për Arbresh.info.
Ai foli edhe për garën e Kupës. “Synimi kryesor i Llapit në këtë edicion është Kupa e Kosovës”, vlerësoi Edon Zeqiri. /Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...