Shpërthimi i mbrojtësit të liqenit në lumin Rangitaiki në Zelandën e Re ka sjellë deri te gjendja e jashtëzakonshme, në të cilën deri më tash janë evakuuar dy mijë njerëz me ndihmën e gliserit dhe traktorëve.
Evakuimi i banorëve të qyteteve të Zelandës së re është në vazhdim, pasi që cikloni Debbie shkaktoi vërshime të papara në 500 vjetët e fundit, shkruan The Independent. Prefekti i rajonit Whakatane, Tony Bonne ka deklaruar se në disa shtëpi niveli i ujit ka arritur deri në një metër lartësi. “Disa njerëz janë të shokuar, natyrisht, por shumë pranojnë se kjo është pjesë e natyrës, e cila nuk mund të kontrollohet”, tha Bonne.
Meteorologu Andy Best tha se në dy ditët e fundit kanë rënë 191 milimetra shi në qytetin Edgecumbe, ndërkohë që mot i lig pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska