Gazeta ‘Notre’ që botohej në qytetin Juarez në veri të Meksikës, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, ka marrë vendim që t’i jap fund botimit.
Shkak për mbylljen e botimit të gazetës është pasiguria që kanë gazetarët në vend, ka deklaruar kryeredaktori Oscar Cantu Murguia, transmeton portali arbresh.info.
Në shkrimin e titullar “Lamtumirë”, Cantu ka theksuar se vendimin për mbylljen e gazetës e kanë marrë për shkak se gazetarët në vend janë në një mjedis të pasigurtë dhe për shkak se vrasjet ngelin pa u ndëshkuar.
“Çdo gjë në jetë ka një fillim dhe fund, dhe çmime që duhet paguar. Nëse ky çmim është jeta, unë nuk jam gati që ky çmim të paguhet, as nga unë, e as nga kolegët e mi”, është shprehur Cantu./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...