Gjykata e Lartë Angleze, me seli në Londër, hedhur poshtë ankesën e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), duke vlerësuar se Telekomi i Kosovës deri më tash nuk e ka bërë asnjë hap përpara në respektimin e kontratës bazë me Dardafon.net L.L.C, e as nuk ka respektuar vendimin e Arbitrazhit të ICC-së.
Siç njofton Z Moblie, vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës:
– Mosfurnizimi me me SIM Kartela,
– Mosfurnizimi me numra,
– Mosofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe
– Ulja e cilësisë së shërbimeve.
Komunikata e plotë e Z Moblie:
Gjykata e Lartë Angleze, me seli në Londër, ka hedhur poshtë ankesën e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), është bërë e ditur sot nga kjo gjykatë. Me anë të një njoftimi thuhet se “gjykatësi ka gjetur se paraqitësi i ankesës, perkatesisht Telekomi i Kosoves nuk baze per ankese dhe se Vendimi i Tribunalit mbetet ne fuqi. Perveq tjerash Gjykata e Larte Angleze ka caktuar masën e kompenzimit të shpenzimeve dhe për këtë rast nda Dardafon.net L.L.C, në shumën prej 65 mijë funtesh”, thuhet në njoftimin. Tribunali i Arbitrazhit të ICC-së, pas procedurës që ka zgjatur prej 2 vitesh, në dhjetor të vitit të kaluar, ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës. Vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës:
– Mosfurnizimi me me SIM Kartela
– Mosfurnizimi me numra
– Mosofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe
– Ulja e cilësisë së shërbimeve
Mohimi i këtyre shërbimeve të parapara me kontratë e ka bërë të pamundur funksionimin normal të një kompanie që ofron shërbime të telekomunikacionit. Telekomi i Kosovës deri më tash nuk e ka bërë asnjë hap përpara në respektimin e kontratës bazë me Dardafon.net L.L.C, e as nuk ka respektuar vendimin e Arbitrazhit të ICC-së. Pas hudhjes poshtë të ankesës me edhe një vendim gjyqësor ndërkombëtar, të cilës i ishte drejtuar vetë Telekomi i Kosovës, ne presim që të respektohen vendimet sa më shpejtë, në mënyrë që klientët tanë të mos vazhdojnë të humbin nga mungesa e shërbimeve. Siç e kemi cekur edhe herën e parë, ne, përgjatë gjithë këtyre viteve të vështira, me humbje tepër të mëdha, kemi bërë përpjekje maksimale që të mos e mbyllim kompaninë. Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, e përzgjedhur nga palët kontrakuale gëzon reputacionin si një ndër insitucionet më të besueshme të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve komerciale në nivel ndërkombëtar. Dëshirojmë të theksojmë sërish se ne gjatë gjithë kohës kemi shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhin me mirëkuptim të drejtpërdrejt nga Telekomi i Kosovës dhe se asnjëherë nuk e kemi dëshiruar që për këtë kontest t’ i detyrohemi të kërkojmë drejtesi prane arbitrazhit ndërkombëtar. Ne shpresojmë që vendimi i ICC-së, si dhe tash vendimi i Gjykatës së Lartë Angleze, do ta rikthejë normalitetin në marrëdhëniet ndërmjet dy kompanive me partneritet të mirëfilltë e profesional. Përfundimisht, përshëndesim edhe ata klientë tonë, të cilët edhe përkundër pamundësisë për të operuar normalisht në tregun e telekomunikacionit – na kanë mbetur besnikë.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses