Këngëtari i mirënjohur Françesk Radi ka vdekur sot pasdite, në moshën 67 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Këngëtari është raportuar të ketë qenë i shtrirë për një kohë në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, në Tiranë për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Françesk Radi ka qenë ndër emrat më të njohur të muzikës së lehtë përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta,me c ‘rast arti shqiptar sot ka pësuar një humbje shumë të madhe.
Me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur shumë artistë dhe këngëtarë kanë ngushëlluar familjen Radi për humbjen e më të dashurit të tyre.
Françesk Radi është i njohur për hitet: “ Humba Pranverën”, “ Adresa”, “Biçikleta”, “Oj Zogo”, e shumë këngë të tjera të cilat dëgjohen edhe sot./Arbresh.info
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...