Kohët e fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve të rënda rrugore, posaçërisht atyre me fatalitet.
Rrugët nacionale dhe ato regjionale shpeshherë janë bërë një makth për shoferët.
As investimet e mëdha nga buxheti i Kosovës në rrugët nacionale dhe regjionale, nuk kanë arritur t’i parandalojnë aksidentet e rënda rrugore.
Ekspertet e sigurisë rrugore bëjnë të ditur se shpesh këto investime apo punimet në rrugë janë shkaktar i drejtpërdrejt i aksidenteve.
Vetëm në vitin 2016/2017 është shumëfishuar numri i aksidenteve me fatalitet në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë dhe ajo Prishtinë – Mitrovicë.
Burime të redaksisë që ju referohen ekspertëve brenda Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë të ditur për ndërhyrje të kundërligjshme në trupin qarkullues në dy rrugët kryesore nacionale, Rruga Prishtinë -Shkup dhe Rruga Prishtinë Pejë.
Krijimi i rreth rrotullimeve në seksionin Prishtinë – Fushë Kosovë, sipas ekspertëve, është bërë nga ministri Zharku krye në vete, pa asnjë studim, duke dëmtuar kështu projektin disa milionësh që Ministria e Infrastrukturës e kishte mbyllur në Vitin 2012.
Përveç kësaj, ministri Zharku ka vazhduar me ndërhyrje të kundërligjshme edhe në rrugën Prishtinë – Shkup, konkretisht me ndërtimin e rreth rrotullimit afër hekurudhës, aks në të cilin po ndodhin aksidente të shumta.
Burime të Arbresh.info, bëjnë të ditur se arsyeja e vërtetë e ndërtimit të këtij rreth rrotullimi, apo kyçja në rrugë është bërë për shkak se vet ministri Zharku ka në pronësi një parcelë në atë brez rrugor.
Gjithashtu mësohet se nuk ka asnjë projekt të nënshkruar legal me të cilin është ndërhyrë tek seksioni i rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë tek pjesa përballë kompanisë “Delloite”.
Këtë e kishte bërë ministri Zharku për mikun e tij, pronarin e “Delloite”, Burim Gashin. Gashit kërkesa për kyçje iu kishte refuzuar nga inxhinierët e ministrisë dhe komisionet profesionale, pasi që ndërhyrja në këtë pjesë është cilësuar e rrezikut të lartë.
Ministri Zharku, bëhet e ditur nga burime brenda kësaj ministrie se kishte bërë presion tek organi mbikëqyrës për ndërhyrje të jashtëligjshme, por i njëjti asokohe nuk kishte pranuar, duke marrë në konsiderate rrezikun e lartë, i cili kohën e fundit është dëshmuar të ketë qene i saktë.
Ndërkohë, “Arbresh.info” ka kërkuar përgjigje nga ministria e ministrit Zharku lidhur me arsyet e refuzimit të kërkesave të kompanisë “Delloite” për kyçje në rreth-rrotullim në rrugën Prishtinë-Pejë dhe koston e ndërtimeve tek këto rreth-rrotullime.
Por, zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë dhënë përgjigje, duke u arsyetuar se nuk i kuptojnë pyetjet./ Arbresh.info

Foto Arkivë
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...