Vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë mbeten në fuqi, thonë për Gazetën Lajm nga ambasada amerikane në Shkup, duke demantuar informacionin e paraqitur në mediumet elektronike sipas të cilit presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar vendim ekzekutiv me të cilin hiqen vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë.
Ky lajm fillimisht është paraqitur në usa-televizion.com, ku thuhej se vizat hiqen për të gjithë shtetasit e Maqedonisë, me përjashtim të atyre që kanë shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë dhe 6 vendeve afrikane dhe aziatike të njohura si çerdhe terroriste.
Mirëpo gëzimi nga ky informacion nuk zgjati shumë, sepse nga ambasada amerikane në Shkup sqarojnë kategorikisht se vizat ende mbeten në fuqi për gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...