Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj ka anuluar për herë të dytë konkursin për Drejtor të Drejtoratit për Operativë, Siguri dhe Transport të Burgosurve.
Post ky të cilin aktualisht e mban Burim Buleshkaj, i cili kohëve të fundit bashkë me drejtorin e përgjithshëm, Sokol Zogaj dhe disa zyrtarë të tjerë të SHKK-së janë përfshirë në një skandal, për të cilin janë hetuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.
Edhe pse anulimi i këtij konkursi është bërë me vendim të tij, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve nuk i jep arsyet e anulimit.
I kontaktuar nga “Arbresh.info”, Sokol Zogaj, ka thënë se nuk i kujtohet arsyeja për të cilën është anuluar konkursi.
“Është lëshuar vendimi, s’po më kujtohet ku ka qen arsyeja e anulimit. S’mundem me të thënë në këtë moment, edhe s’e di qa po ju duhet ajo. E kemi anuluar dhe ajo është e drejt e jona, nëse nuk ka mund me funksionu e anulojmë. Jam i nxënë nuk mundem tash menjëherë me tregu për çka është anuluar”, ka thënë Zogaj.

Në anën njëri nga kandidatët për këtë pozitë, Muamer Bikliqi, aktualisht inspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë thotë se kjo është hera e dytë që konkursi anulohet pa asnjë arsye dhe kjo hapë dyshime.
Bikliqi, thotë se anulimi i konkursit po bëhet qëllimisht. Ai tha se dy herë ka kërkuar sqarime rreth arsyes së anulimit të konkursit, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
“Unë kam kërkuar arsye përmes emailit zyrtar të shefit të personelit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, por ende nuk kam përgjigje. Po e pres afatin kohorë dhe pastaj do t’i drejtohem komisionit të pavarur mbikëqyrës”, shprehet Bikliqi.
Madje, ai thotë se numri i aplikantë për këtë pozitë ka qenë i mjaftueshëm.
Sipas tij, Ligji i Shërbimit Civil dhe çështja e rregullores për emërime nuk parasheh që konkursi të mbyllet në rrethana pa arsye.
Por, ai thotë se sa herë të shpallet konkursi do të aplikojë pa kurrfarë problemi, sepse i plotëson kriteret për këtë pozitë.
“Nuk e di çka është pengesë, ose jam pengesë unë si kandidat potencial, ose diçka nuk është në rregull me këtë konkurs. Shkaku i anulimit të konkursit dy herë lenë të kuptohet si e dyshimtë”, ka thënë Bikliqi për “Arbresh.info”.
Ndryshe, Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Sokol Zogaj, drejtor për siguri në Burgjet e Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, dhe drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, si dhe gardiani Nazim Zekolli janë hetuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.
Hetimi i tyre ishte urdhëruar nga ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha, pas skandalit që u publikua në media në fillim të këtij muaji, ku katër drejtorët dhe gardiani shiheshin duke darkuar me ish të burgosurin, Blerim Potera, i cili ishte dënuar për veprën penale trafikim me armë. Deri tash ministrja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim rreth këtij skandali./ Arbresh.Info/ Gita Lushi
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...