Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka zbuluar se Xherdan Shaqiri do të mungoj këtë javë në ndeshjen kundër Leicester Cityt pavarësisht se luajti për Zvicrën së fundmi.
Shaqiri nuk ka përfaqësuar Stoke Cityn që nga lëndimi që pësoi në muajin janar, por ishte prezent në ndeshjen e Zvicrës në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
“Ai dëshironte të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Chelseat, por mendoj se ishte më mirë vetëm në bankinë, gjë që ishte edhe e rrezikshme. Ne menduam se ndeshja ndërkombëtare një javë më parë do ta ndihmonte atë”, tha fillimisht Hughes.
“Ne duhet t’i japim fund problemeve me pulpë të këmbës. Për të qenë i sinqertë duhet kjo është pak shqetësuese. Nuk mendoj se ka nevojë për operacion, por ai brengoset shpesh”
“Ai nuk do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Shaqiri nuk do të jetë as në dispozicion ndaj Burnleyt, por ndoshta rikthehet kundër Liverpoolit”
25-vjeçari ka shënuar tri herë brenda 14 paraqitjeve në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...