Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e parë të këtij viti, fillon nga data 01 prill deri më 30 prill.
Sipas ATK-së, aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës. Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 prill 2017 deri me 04 maj 2017 (ora 16:00). ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.o… për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, thuhet në një njoftim të ATK-së.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...