Prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të përballen me sfidat që i ka sistemi prokurorial, ka thënë të enjten kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Didier Chabert.
Kreu i Prokurorit të Shtetit, potencoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.
Lumezi theksoi se ka kërkuar nga prokurorët rritje të efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, si dhe rritje të efikasitetit në lëndët e shënjestruara për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Ndërkaq, ambasadorja Chabert, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Konkretisht ambasadorja franceze ofroi ndihmë nga Ambasada e Francës në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fusha të ndryshme.
Kryeprokurori Lumezi duke vlerësuar lart mbështetjen e shtetit francez për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial falënderoi ambasadorin e Francës Didier Chabert për mbështetjen e saj që po i jep vendi i saj sistemit prokurorial të Kosovës dhe theksoi vendosmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit, duke dhënë rezultate në zbulimin dhe hetimin e veprave penale.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK