Raportet nga Koreja Jugore pohojnë, se telefoni Samsung Galaxy S8 mund të përballet me një furnizim më të vogël se sa ishte pritur.
Ky gjithsesi nuk është skenar ideal, pasi kompania dëshiron shitje të madhe, duke ditur se ky është telefoni i parë që arrin në treg pas problemeve të vitit të kaluar me pajisjen Galaxy Note7, transmeton KosovaPress.
The Korea Herald zbulon se prodhimi i ngadalësuar i çipave Qualcomm Snapdragon 835, madje edhe të Samsung Exynos 8895 mund të vështirësojë furnizimin me këtë pajisje.
Samsung do të përdorë të dy procesorët, varësisht nga tregu në të cilin telefoni del në shitje./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër