Subjektet politike shqiptare e cilësojnë si të papranueshëm planin e VMRO-DPMNE për dalje nga kriza politike në të cilën është zhytur Maqedonia.
BDI e Ali Ahmetit hedh poshtë pretendimet e partisë së Nikola Gruevskit të ketë pasur përzierje nga shtetet e huaja në çështjet e brendshme të vendit, ndërkohë që i bëri thirrje VMRO-së që të pranojë rolin e saj si opozitë dhe zhbllokojë punën e kuvendit.
Artan Grubi, deputet i BDI-së, tha sot se në Maqedoni nuk ka pas asnjë ndërhyrje të vetme nga fqinjët, ndërsa deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare është produkt i dalë nga programet zgjedhore të këtyre partive dhe i përmbledhur në një dokument të vetëm të cilin e kanë paraqitur në negociata edhe me VMRO – DPMNE-në më herët, por edhe me LSDM-në më vonë.
“Sot jemi në rrethana ku VMRO-ja është opozitë, duhet të pranojë se është opozitë dhe t’i zhbllokojë proceset në Kuvendin e Maqedonisë që të mund të ecim përpara”, tha ai.
Nga Lëvizja Besa theksuan se VMRO-DPMNE-ja si shkaktare e krizës politike nuk është e denjë të ofrojë strategji për zgjidhjen e saj, kurse Aleanca për Shqiptarët vlerëson se oferta e Gruevskit synon ta izolojë vendin dhe cenon marrëdhëniet me fqinjët dhe faktorin ndërkombëtar.
Ndryshe, VMRO-DPMNE një ditë më parë shpalosi planin për dalje nga kriza politike, e cila parashikon marrëveshje mes partive politike që të mos lejojnë më ndërhyrje të jashtme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe shteteve fqinje. VMRO-ja gjithashtu kërkon të qartësohet rëndësia e parimit “fituesi me fituesin” si dhe të theksohet qartë në ligj se kujt i takon posti i kryetarit të Kuvendit./Arbresh.info/
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...