Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë juridike falas për gratë të cilat janë palë në kontekstet pronësore.
Ajo theksoi se ka numër të madh të kontesteve pronësore në përgjithësi dhe të atyre ku palë janë gratë në veçanti.
Ky është postimi i plotë i ministres Hoxha në Facebook:
“Kam kërkuar nga Grupi punues që gjatë punës që po bëhet për ndryshim/plotësimin e Ligjit Për Ndihmë Juridike Falas, të përfshihen dispozitat të cilat adresojnë shprehimisht dhënien e ndihmës juridike falas për gratë të cilat janë palë në kontestet pronësore.
Së fundi, jemi dëshmitarë të prezencës së numrit të madh të kontesteve pronësore në përgjithësi dhe të atyre ku palë janë gratë në veçanti.
Avancimi i të drejtave pronësore të grave është detyre e jona. Trajtimi i barabartë para ligjit, duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim”.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...