Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka i ka uruar ditëlindjen vallait të tij Taulant Xhakës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Reprezentuesi i Zvicrës, i cili u transferua te gjiganti londinez gjatë verës së kaluar, është krenar me “vëllaun më të mirë në botë” Taulant Xhakën, shkruan portali arbresh.info.
“Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh 100 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë.
Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë”, shkruan Graniti në Facebook./arbresh.info

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit