“Turkish Airlines” sot ka filluar ta zbatojë rregulloren, e cila ndalon futjen në aeroplanët komercial të pajisjeve elektronike më të mëdha se telefonat celularë.
Nga aeroporti ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll, personeli i “Turkish Airlines”, ka marrë pajisjet elektronike të udhëtarëve në të cilat hyjnë tabletët dhe laptopët, duke i vendosur në një kontejner special.
Më 21 mars SHBA-të njoftuan se vendimi për ndalimin e pajisjeve elektronike, do të zbatohet në raport me 10 aeroporte të huaja, nga të cilët 8 janë nga shtete me shumicë myslimane, përfshirë aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll.
Edhe Britania e Madhe lëshoi një ndalesë të ngjashme për fluturimet të cilat vijnë nga Turqia, Libani, Egjipti, Arabia Saudite, Jordani dhe Tunizia.
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje