Një aplikacion i ri i telefonëve të mençur mund të vlerësoj spermën e mashkullit dhe të përcaktoj nivelin e tij të fertilitetit me një siguri deri në 98 për qind, thuhet në një studim të fundit.
Teknologjia e re, e përbërë nga një pjesë e jashtme në të cilën futet mostra e spermës dhe të cilën pastaj e analizon aplikacioni, mund të funksionojë në shtëpi njësoj si një test shtatzënie, thonë shkencëtarët, transmeton arbresh.info.
Më shumë se 45 milionë çifte në të gjithë botën kishin probleme me fertilitetin gjatë vitit 2016, që i bie rreth 15 për qind e të gjitha çifteve në botë.
Ndërkaq, vlerësohet se meshkujt janë fajtorë në këtë problem në 30 për qind të këtyre rasteve.
Zbulimi më i ri i cili vlerëson nivelin e fertilitetit tek meshkujt ka ende kohë që të vihet në jetë mirëpo ekipi që është vënë në përpjekje në këtë drejtim ka bërë të ditur se kjo do të lehtësonte punën e shumë çifteve të cilët nuk do të kishin nevojë të shkojnë në klinikë për një konstatim të tillë./Arbresh.info.

Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...