Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka duket qartë se posedon një vetëbesim të jashtëzakonshëm.
Xhaka, i cili ka luajtur në dy ndeshjet kundër Bayern Munichut, beson se gjiganti londinez është në të njëjtin nivel si kampioni gjerman pavarësisht eliminimit tronditës me rezultat të përgjithshëm 10 me 2 në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
“Ndihem ashtu [sikur Arsenali është në të njëjtin nivel si Bayerni]. Jam gjithashtu i zemëruar nga disfatat kryesisht për shkak se kam kujtime të mira te Bavaria”, tha fillimisht ylli nga Prishtina për të përditshmen zvicerane ‘Blick’
“Ne ishim në gjendje të mposhtim tri herë Bayern Munichun me Gladbachin [ish skuadrën e tij]. Dhe mendoj se Gladbach është në të njëjtin nivel me Arsenali”
Me këto komente Granit Xhaka ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, disa nga të cilit mund t’i shihni më poshtë./arbresh.info
https://twitter.com/YakatakFootball/status/845232321905221632?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.mirror.co.uk%2Fsport%2Frow-zed%2Fgranit-xhaka-suggests-arsenal-same-10091836
https://twitter.com/bajankris/status/845244498817044480
https://twitter.com/theunitedmanc/status/845278309474848768
https://twitter.com/TheSportsman/status/845234008862720000
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh