Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 24 mars 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Xh.S, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Trupi Gjykues i ka shqiptuar të pandehurit Xh.S për veprën penale grabitja nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë vite dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë euro.
I pandehuri Xh.S, siç njofton Gjykata Themelore në Ferizaj, akuzohet se gjatë vitit 2015 në Ferizaj, si anëtar i grupit ka hyrë në shtëpinë e A.S së bashku me vëllain e tij dhe një person tani të panjohur, të cilët me përdorimin e forcës dhe nën kërcënimin e forcës dhe armëve, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të maskuar janë futur në shtëpinë e të pandehurit dhe kanë kapur të dëmtuarin G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë dhe duke i kërkuar parat e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave, duke ia drejtuar revolen, me ç’rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave, ku kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) € euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) €.
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...