Të lindur me një fat të keq, me çmimin e vdekjes në kokën e tyre nga të ashtuquajtur doktorë popullorë që i vrasin për të sjellë fat të mirë.
Albinot e Tanzanisë kanë qenë në objektivin e fotografes Marinka Maseus, që vizitoi vendin para disa muajsh.
Në Tanzani një në 1400 foshnje të lindura, është albin, duke e bërë vendin me mesataren më të lartë të lindjeve të tilla.
Kjo ka bërë që në këtë vend ‘mjekët popullore’ të jenë më aktivë se në çdo vend tjetër afrikan për të patur një fëmijë të tillë, të cilët më pas i vrasin e coptojnë dhe pjesët e trupit i përdorin për “magjitë e fatsjellëse për klientët e tyre”.
Shumë prej banorëve vendas besojnë se këta fëmijë janë shpirtra fantazmash që sjellin fat të keq.
Njerëzit e lindur me albinizmin u mungon pigmenti melanin, që shpesh u shkakton lëkurë e flokë të bardhë, por edhe probleme me shikimin. Në rang global, një në 17 mijë lindje vuan nga kjo sindromë.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...