Rasti i një mjeku që ka tentuar të pengonte dëbimin në Kosovë të një refugjati me sëmundje mentale po bën jehonë të madhe në Gjermani, pasi që autoritetet e qytetit (Wetterau) kanë bërë kallëzim penal kundër tij.
Dr. Gallhofer, kështu quhet mjeku psikiatër udhëheq Klinikën Psikiatrike në kuadër të Spitalit Universitar në Giesen. Ai ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeçar nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë. Qarku Wetterau duke e akuzuar mjekun Gallhofer e fajëson atë se ka provuar ta pengojë dëbimin dhe me këtë veprim ka shkelur ligjin për qëndrimin e të huajve në Gjermani.
Pas kësaj kanë reaguar qarqet e majta në regjion. Kështu partitë SPD dhe “Partia e majtë” e quajnë revanshim qëllimkeq dhe manovër e tejdukshme veprimin e shtetit në këtë rast. Mjeku me renome, sipas përfaqësuesit të SPD-së, Merz, në këtë mënyrë tentohet të heshtet dhe të frikësohet.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...