Ebu Izzadeen, i cili ka lindur Londër, është identifikuar si sulmuesi i sulmit terrorist.
Sipas The Independent, ai kishte pikëpamje të hapura ekstremiste dhe në një video të publikuar kohë më parë në YouTube, ai kishte theksuar ‘rëndësinë’ e vrasjes se policëve, politikanëve dhe të gjithatë atyrë që janë jobesimtarë, transmeton portali arbresh.info.
Për një kohë të gjatë Izzadeen ka qënë i njohur për autoritet britaneze për lidhjet e tij me terrorizmin. Ai ka qenë i burgosur për mbledhjen e fondeve, nxitjen dhe lëvdërimin e sulmeve terroriste.
The Independent shkruan se ai është konvertuar në fenë myslimane gjatë vitit 1993, fillimisht duke e ndryshuar ermin e tij në Omar, por që të tjerët preferonte ta quanin Ebu Izzadeen.
Besohet se ai është radikalizuar pas takimit me islamistët tjerë të famshëm, si Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri gjatë viteve të ’90-ta.
Llogarite e tij personale janë mbyllur, por media britaneze thekson se para sulmit ai kishte publikuar një fotografi të Parlamentit të Britanisë së Madhe me mbishkrimin ‘shtëpia e luftës’./Arbresh.info
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar