SHBA ka njoftuar për propozimin e datave alternative për takimin ministror të NATO-s, kjo për shkak se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson nuk mund të marrë pjesë për shkak të agjendës së ngjeshur.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka thënë që Tillerson nuk do të mund të marrë pjesë në mbledhjen me 5-6 prill të NATO-s në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Tillerson ka një takim me presidentin Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping në Florida me 6-7 prill.
Departamenti i Shtetit nuk ka specifikuar cilat data janë propozuar për aleancën Trans-Atlantike, por zëdhënësi Mark Toner ka thënë që datat e tanishme janë duke u shqyrtuar./Arbresh.info
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...