Në prag të falimentimit, shteti brazilian i Rio de Zhaneiros do të mund t’u paguajë sot pensionistët në sajë të rikuperimit të fondeve të përvetësuara nga ish-guvernatori, Sergio Cabral, i burgosur për korrupsion në muajin nëntor.
”Në total, 254,7 milionë real (rreth 83 milionë dollarë) do të jepen për 146 000 ish-funksionarë të shtetit, të cilët marrin më pak ose baraz me 3 200 real (pak më shumë se 1 000 dollarë) në muaj”, sipas autoriteteve lokale.
Kjo përfshin 58 për qind të funksionarëve në pension ose inaktiv, që marrin pensione invaliditeti, përcjell Atsh.
Prokuroria e Rios njoftoi se i kishte dhënë shtetit më shumë se 85,3 milionë dollarë, riatdhesuar nga llogaritë jashtë vendit në sajë të një marrëveshjeje bashkëpunimi vendosur nga dy persona të shpallur fajtorë pasi kishin marrë pjesë në rrjetin e gjerë të korrupsionit drejtuar nga Sergio Cabral.
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes