Anësori i Interit, Ivan Perisic është duke u kërkuar sërish për transferim në Liverpool derisa një ofertë prej 35 milionë euro thuhet të jetë e gatshme.
Reprezentuesi kroat është duke shijuar një sezon të jashtëzakonshëm pas nëntë golave dhe shtatë asistimeve gjatë 33 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info. Perisic, i cili së fundmi ka mbushur 28 vite, mund të luaj në krahun e djathtë, të majtë apo prapa sulmuesve.
Interi siguroi shërbimet e tij nga Wolfsburgu për 19 milionë euro në fund të merkatos, por një tarifë e tillë sigurisht se është dyfishuar tani.
Edhe pse vazhdon të jetë ende nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, raportet të ndryshme sugjerojnë që Liverpooli është i përgatitur për të paguar 35 milionë euro. Në rast transferimi, Perisic do i ribashkohej me trajnerin Jurgen Klopp, me të cilën ka qenë së bashku te Borussia Dortmundi nga viti 2011 deri në janar të vitit 2013./arbresh.info
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh