
SAMSUNG CSC
Të martën kanë arritur serish informacione shumë interesante të ndërlidhura me telefonin e ardhshëm Samsung Galaxy S8, kësaj radhe në pikëpamjen e fotografive, ku ai krahasohet me telefonat e tjerë.
Seria e raportimeve që kanë rrjedhë na sjellë informacione të ndryshme për perlën e ardhshme të kompanisë Samsung, por fotografia të cilën e ka shpërndarë Slashleaks tregon se telefoni do të jetë më i vogël se sa Galaxy S7 Edge i vitit të kaluar, pavarësisht faktit se do të ketë ekran më të madh.
Samsung Galaxy S8 është më i madh se sa iPhone 7 i cili ka ekran 4,7 inç, por pavarësisht ekranit prej 5,8 inç për shkak të formës së tij ka arritur të jetë më i vogël se sa modeli Galaxy S7 Edge, i cili ka ekran 5,5 inç.
Galaxy S8 dhe S8 Plus do të debutojnë në ngjarjen e Samsung “Unpacked”, më 29 mars.
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...