Qindra rebelë dhe civilë u evakuan sot nga lagjja Waer, bastioni i fundit i kryengritësve në qytetin sirian të Homsit, kontrolluar pothuajse krejtësisht nga regjimi.
Evakuimi, që duhet të fillojë me daljen e mijëra kryengritësve dhe familjeve të tyre kryesisht, do të vazhdojë për disa javë në kuadër të marrëveshjes së arritur në fillim të javës mes regjimit dhe rebelëve nën mbikëqyrjen e Rusisë, aleati kryesor i Damaskut.
“Ushtarë dhe automjete ruse ishin të dukshme në qytetin Waer sot në mëngjes në fillim të evakuimit”, theksoi korrespondenti i AFP-së.
Sipas marrëveshjes, trupat ruse do të vendosen në këtë lagje për të vëzhguar aplikimin e marrëveshjes dhe për sigurinë e banorëve ende të pranishëm.
“Rreth 400-500 rebelë dhe civilë do të largohen nga qyteti i Waer”, sipas burimeve zyrtare.
Evakuimi do t’i mundësojë presidentit, Bachar al-Assad të marrë kontrollin e plotë të qytetit të tretë të Sirisë, i ashtuquajtur “kryeqyteti i revolucionit” në fillim të revoltës në vitin 2011 për shkak të manifestimeve paqësore masive që u zhvilluan atje.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri