“Atraksionet kosovare” është dokumentar i shkurtër, i përgatitur nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Ky dokumentar është publikuar të premten nga MPJ, e i cili ka për qëllim promovimin e kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit dhe vlerave etnologjike kosovare
Dokumentari që në sfond ofron instrumentalin “Baresha” të violinistit të njohur me renome ndërkombëtare, Shkelzen Doli, përmban pamje ekspresive dhe tejet mbresëlënëse nga pjesët më të bukura të Kosovës si: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Ferizaj, Shpella e Gadimes, Bodrumi i verës në Rahovec, Miniera “Trepça”, Muzeu Etnologjik (Prishtinë), Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës etj.
Në këtë dokumentar, në të cilin janë përfshirë edhe yjet e sportit si, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe këngëtaret kosovare me famë botërore: Era Istrefi, Rita Ora dhe Dua Lipa.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/videos/1435030969861418/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...