Skuadra ruse Rostov është dënuar për zhvillimin e ndeshjeve në fushën e tyre, një javë pas kritikave nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, rreth gjendjes së saj.
Mourinho është treguar i ashpër me komentet e tij ndaj fushës para barazimit 1 me 1 kundër Rostovit në Evropa Ligë javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Është vështirë për tu besuar që ne do të luajmë në atë fushë nesër, nëse mund ta quajmë fushë”, kishte thënë Mourinho para ndeshjes.
Liga e Rusisë ka reaguar tani duke ndalur skuadrën Rosotv për të zhvillohet ndeshjet si nikoqir në ‘Olimp-2’ deri në momentin kur të rregullohet plotësisht fusha.
Rostov është e lirë për të zhvilluar ndeshjet tek ndonjë stadium alternativ./arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...